Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te Reali i Madridit. Spanjollët sapo kanë fituar Kupën e Botës për klube, por situata nuk është aspak e qetë.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, presidenti Perez ka pasur polemika me trajnerin Skolari për sa i takon shitjes së Iskos. Presidenti nuk është dakort për shitjen e tij dhe i ka kërkuar trajnerit llogari.

Tekniku e ka lënë shpesherë në stol mesfushorin dhe mardhënia e tyre është komentuar edhe në media. Për Iskson “pas dere” qëndrojnë PSG dhe disa ekipe të Premier Ligës, por nga ana tjetër edhe Juventusi që kërkon të përfitojë nga situata.