Dy të rinjve u janë vjedhur celularët në dy lagje të ndryshme të Durrësit, në lagjen nr.2 dhe nr.18.

Ajo që bie në sy është se pavarësisht se bëhet fjalë për dy raste të veçanta dhe pa lidhje njëri me tjetrin, autorët e vjedhjes janë 26-vjeçarë, ndërsa personat e vjedhur 23 vjeç.

Fatmirësisht hajdutët janë identifikuar në të dy rastet, por policia po punon për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

  • Më datë 19.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit S.M., vjeç 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 18.06.2018, në lagjen Nr.2 i ka vjedhur telefonin celular shtetasit J.N., vjeç 23, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.
  • Më datë 19.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.M., vjeç 26,  banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 19.06.2018, në lagjen nr 18, i ka vjedhur telefonin shtetasit E.V., vjeç 23, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.