Edi Rama ka postuar sot disa foto nga Muzeu Marubi, ku tregon ndryshimin e madh që u bë gjatë 4 viteve të qeverisjes së tij.  

Kreu i ekzekutivit ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, ndërkohë në Facebook kanë shpërthyer komentet.

Bashkë me urimet për punën, nuk mungojnë ankesat dhe akuzat. Mes tyre, edhe shumë ‘lutje’ për të mos hyrë në koalicion me LSI, e një tjetër që i kujton se Meta është më i rrezikshëm se Luli.

“Më i rrezikshëm Meta, sesa Luli. Lulin e dimë kush është, po urithi ëshët Iliri”,-shkruan komentuesi.

Ndërkohë një tjetër i kujton Ramës “Velierën” që po ndërtohet në Durrës, duke shkruar: “Edhe ‘Veliera’ strategji konkrete për trashëgiminë kulturore është?”