Poloni, 16 korrik 2014 – Ditën e hënë dy policë në Poloni kanë qëlluar pas shpine një burrë 48-vjeçar, pasi ky i fundit po kërcënonte policinë me një shufër hekuri dhe një sopatë të vogël.

Ai jo vetëm që nuk po u bindej urdhrave të policisë, por madje qëlloi dhe automjetin e tyre. Pas kësaj goditjeje, ai filloi të vraponte për t’u larguar nga policia, por njëri nga ata e qëlloi me pistoletë dhe e goditi në këmbë duke e lënë të shtrirë.

Për këtë sjellje jo të mirë dhe aspak profesionale nga ana e policisë, tashmë kanë shpërthyer kritikat në Youtube dhe në rrjete të ndryshme sociale, ku veprimi i policëve është komentuar shumë negativisht.

Edhe ish-agjenti i FBI-së Harold Coups, ka reaguar kundër këtij veprimi.

“Qëllimi prapa shpine nuk është praktikuar as në perëndimin e egër në SHBA, dhe jo më tani”, ka thënë Coups.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/