8 tetor 2013- Në faqet online të Temës, Panoramës, Shekullit etj, kudo ku është njoftuar reagimi i ish ministres së Integrimit Majlinda Bregu, lidhur me publikimin e lajmit për blerjen e makinës Jaguar XF që kushton mbi 68 mijë euro (dhe që Bregu ka deklaruar se kushton rreth dhjetë më pak, pra 6-7 mijë euro), kanë plasur ofertat. Bregu reagoi se publikimi i lajmeve të tilla të pavërteta, është padyshim një diversion qesharak për të tërhequr vëmendjen nga mënyra se si po “i mban premtimet” qeveria, apo sa herë dëgjohen lajme “për pasuritë e padeklaruara të Ramës apo Koços, për emërimet pa kriter, për rregullimin e ambienteve të Kryeministrisë pa procedurë, me fonde që s’dihet nga vijnë” etj etj. Sipas saj, këto lajme si ai i çmimit të ekzagjeruar të makinës së saj “fyejnë inteligjencën e qytetarëve”. Por duket se shumë komentues, aspak të fyer në inteligjencë, i kanë ofruar ish ministres 8, 10, 15 mijë euro për t’ja blerë makinën, që edhe ajo të dalë e fituar. Nëse deklarimi i Bregut është i vërtetë, ofertat ngjajnë shumë fitimprurëse.

http://www.respublica.al/artikuj/2013/10/08/plasin-ofertat-online-per-makinen-e-bregut-komentuesit-ofrojne-deri-ne-15-mije