Reperi Getinjo ka qenë së fudnmi në vëmendjen e mediave rozë, pas deklaratave të çuditshme që ai ka bërë shpesh në bisedë e sipër me banorët e ‘Big Brother Vip Kosova’.

Por këtë herë duket se ka tërhequr më tepër vëmendjen me afrimitetin që ai ka treguar me modelen Vivien. 

Momente përqafimesh e puthjesh janë parë mes dyshes duke ngritur kështu spektulimet se është krijuar edhe çifti i parë brenda shtëpisë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotmë, dyshja janë parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ngrohta teksa ndodheshin në shtrat.

E teksa shohim këtë afrimitet mes dyshes, ngrejmë gjithashtu pikëpyetje nëse ky qëndrim i të dyve është i vërtetë apo po bëhet në kuadër të lojës?

Këtë do ta zbulojmë në qëndrimet e të dyve edhe në ditët në vijim.