Pasi qytetarët kanë përfunduar protestën edhe për këtë të premte, blutë e Durrësit kanë nisur të bëjnë edhe shoqërimet e rradhës.
Gjatë gjithë protestës së sotme, policia ka shoqëruar protestuesë, ndërsa në mesin e këtyre të fundit kishte dhe policë civilë, të cilët po ashtu kanë ndihmuar uniformat në kapjen dhe shoqërimin e qytetarëve.
Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se kishte arrestuar 2 persona dhe kishte proceduar penalisht 50 të tjerë.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
– E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu u proceduan penalisht 50 shtetas, pjesëmarrës në protestë”, shkruante ndër të tjera policia në njoftimin e lëshuar për mediat.
Lexo edhe:





