Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, që vjen nga radhët e LSI-së, ka shkaktuar një incident të këndshëm në oborrin e Parlamentit.

Teksa dilte nga Kuvendi pas mbylljes së seancës, Koka ka ngatërruar makinën e tij me atë të kryeministrit Edi Rama, pasi ai ka një të ngjashme me të tip “Mercedes”.

Siç shihet dhe nga fotot, Koka ka tentuar të futet te makina e kryeministrit, veprim që ka shkaktuar shumë të qeshura dhe batuta mes tij dhe Ramës. Ndonëse ata prishën aleancat pas ndarjes së PS-së dhe LSI-së, duket se jashtë politike është gjithçka ndryshe, raporton “Panorama”.