DURRËS, 31 tetor 2014– Vendimi i UEFA-s, për ndeshjen Serbi-Shqipëri ka shkaktuar pakënaqësi dhe mes shqiptarëve të Finlandës, të cilët me rastin e vizitës së presidentit Michel Platini në Helsinki, kanë protestuar përpara zyrave të Federatës Finlandeze të Futbollit, duke mbajtur në duar pankarta kundër qeverisë së futbollit europian dhe kundër racimit, duke kërkuar drejtësi për ngjarjet e 14 tetorit në Beograd. Protesta është organizuar nga shqiptarë rezidentë në këtë shtet dhe ka qenë paqësore. Ndërkohë që “Tifozët Kuq e Zi” nëpërmjet një komunikate në faqen e tyre në Facebook, kanë bërë të ditur, se këtë të dielë do të protesojnë pranë selisë së UEFA-s në Nion të Zvicrës, për vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës së qeverisë së futbollit europian për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Protesta do të zhvillohet në orën 14:00, përpara zyrave qëndrore të UEFA-s, ndërsa paralelisht po në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë do të zhvillohet dhe një tjetër protest përpara Federatës Daneze të Futbollit.





