DURRËS, 21 gusht 2013 – Edhe pa trafik, autostrada e Plazhit të Durrësit është burim aksidentesh, kështu ndodhi me pushuesen nga Dibra e pjesës maqedonase, e cila shtypet në plazh nga një lab që drejtonte volkswagen. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit bën të ditur që rreth orës 6.30 të mëngjesit të 21 gushtit 2013 ka ndodhur një fatkeqësi rrugore në sektorin “Apolonia” të Plazhit të Durrësit, afër një lokali. Aty është shtypur për vdekje një pushuese shqiptare nga pjesa e Dibrës në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. E ndjera quhet Dashuri Osmani e datëlindjes 1970. Policia ka ndaluar si të dyshuar për fatkeqësinë rrugore një lab me banim në Tepelenë, O. Th., datëlindja 1982. Në çastin e aksidentit O. Th. ishte në timonin e një veture të tipit volkswagen me targë AA301ET. Disa ditë më parë 3 elbasanllinj me motoçikletë përplasën për vdekje një 7-vjeçar, që kishte ardhur për pushime me familjen nga Vushtrria e Kosovës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





