Pas përfundimit të emisionit "Why Not", moderatorja Roza Lati do të sjellë shumë shpejt një emision të ri.

Roza bën me dije se emisioni veror për të cilin ka punuar 2 vjet do të quhet “Buke me vete”, do të jetë një reality show ku do të vizitohen disa nga vendet bregdetare shqiptare.

Në një prononcim për "News31.al", Roza ka treguar se pjesë të emisionit do të jenë dhe personazhet VIP që do të bëhen pjesë të lojërave të ndryshme.

“Është një reality show që do bëhet me kamper, nisja nga Tirana për në jug. Do "peshkohen" Vip-at. Ky projekt do të ketë barbekju, do ketë pushim, diell, det, do ketë dallgë!”, tha moderatorja duke shtuar se emisioni do të transmetohet në Ora News.