5 janar 2014 – Pasditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e plazhit në Durrës, ku një automjet ka përplasur një grua  rreth 40-vjeç. Policia per kete ngjarje eshte lajmeruar nga vete drejtuesi i mjetit. 

E aksidentuara është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Durrësit, por ka humbur jetën gjatë rrugës, pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra. Lidhur me këtë aksident me pasoja për jetën, policia ka nisur hetimet paraprake.