Moti i ngrohtë i kësaj fundjave të parë të nëntorit i ka dhënë mundësi të apasionuarve pas detit të mos ngurojnë të lahen.

3 të moshuar kanë bërë plazh sot në shëtitoren “Taulantia”, madje kanë guxuar dhe janë kredhur në det.

Siç rrëfejnë vetë ata për operatorin e “DurrësLajm”, pavarësisht se është nëntor, kur është koha e mirë nuk ngurojnë për t’u rikthyer në plazh.

“Falenderojmë zotin që na ka dhënë detin, gjë ma e bukur, Durrësi jonë”,- thotë njëri prej tyre ndërsa më pas vijon,- “Hajt mo, kështu siç është, po bereqaves, ne kënaqemi kështu siç është” .

Sinoptikanët paralajmëruan më herët gjatë javës, se në fundjavë pritej mot i ngrohtë, me diell dhe temperature deri në 27 gradë Celcius.