Kryeministri Edi Rama, ka publikuar këtë mëngjes një video në Facebook që tregon qytetarët duke shijuar diellin dhe detin në plazhet e Vlorës në ditët e para të vitit 2025.
Pamjet kreu i qeverisë i ka shoqëruar me mesazhin: MIRËMËNGJES 😊 dhe me këto pamje se si ka nisur 2025 në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë🫶
Në video duken disa qytetarë në bregdet, disa duke ecur pranë detit, ndërsa të tjerë bëjnë plazh falë motit të ngrohtë në sezonin dimëror.