Durrës, 22 gusht 2014 – Krahas masakrës urbane që është bërë në plazhin e Durrësit, qyteti bregdetar ende ruan disa plazhe të virgjëra, që vitet e fundit kanë nisur të popullohen nga pushuesit.
Në vend të betonizimit të bregdetit që të vret syrin në zonat e tjera, këto plazhe “fshehin” bukuri të rralla natyrore.
Bishti i Pallës, Plazhi i Rërës së Bardhë, Kepi i Rodonit janë disa prej tyre në të cilat u ndal emisioni “Shqipëria Ime” i shfaqur në Top Channel.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





