Në plazhin e Durrësit po kryhen punime për rregullimin e shtresave të rërës, tashmë që sezoni veror po troket.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet në Facebook nga punimet për dezinfektimin sezonal.
“Nga plazhi i Durrësit ku paralelisht me projektin e Rilindjes Urbane të tij, punohet për shtrirjen e shtresave të rërës dhe dezinfektimin sezonal, në pritje të një sezoni të ri veror me më shumë turistë se asnjë vit tjetër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.