Në gjendje ‘lufte’ paraqitet plazhi i Durrësit.

Dhjetëra automjete nga Durrësi e Tirana, që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazhin e Durrësit kanë mbetur në trafik për shkak të rrugës së papërfunduar ende.

Prej më shumë se një viti, trotuaret janë të shqepura, karrexhata për mjetet është gjithë gunga, të cilat pengojnë qarkullimin. Ato janë aq të mëdha, sa drejtuesit detyrohen të bëjnë ndalim të plotë për t’i kaluar, pasi rrezikojnë të prishin ndojë pjesë të makinës, duke shkaktuar në këtë mënyrë trafik, që ditët e fundjavës rëndohet së tepërmi në këtë aks.

Gropa të hapura në rrugë, dhera e pluhur, trafik i rënduar, kjo është situata që paraqitet këtë të diel në një nga zonat më të frekuentuara në Durrës.

Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme që “DurrëLajm” përcjell për ju.