Urbanisti dhe anëtari i Këshillit Bashkiak i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ardian Muka ka reaguar në lidhje me pamjet e plazhit të ri në Durrës, të publikuara ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.

Në posimin e tij në rrjetet sociale Muka shkruan se plazhi i ri nuk është asgjë tjetër veçse një vjedhje e radhës e pasurisë publike.

Urbanisti shprehet se e gjithës sipërfaqja që do përdoret si plazh nuk ka të bëj me kontratën konçensionere të lidhur nga kompania EMMAR me qeverinë shqiptare dhe se e gjitha ajo është përfituar në mënyrë të jashtëligjshme, pasi është një sipërfaqe detare dhe nuk mund të jetë pjesë e lejeve ndërtimore dhe zhvëllimore.

Postimi i plotë:

Sa me i madh zullumi ,aq me ne perfeksion hedhja hi syve miletit !!!

Pamja e plazhit te Ri qe na servir si sukses kryeministri ne kete video, nuk eshte gje tjeter vecse mega vjedhja e radhes e pasurise publike ,DETIT !!

E gjithe siperfaqja qe shihet me ngjyre te bardhe jashte territorit te kalatave te portit dhe qe kufizohet me vijen e ujit te detit ,eshte e gjitha siperfaqe e mbushur keto muaj me inerte ,(zona ne fjale njihet si Guret tek Agipi nga durrsaket e moshes time) ,mbushje qe nuk ka te beje me kontraten koncesionare qe firma EMMAR ka marre nga qeveria shqiptare me 1 euro per zhvillimin e nje “marine” dhe te nje lagje te re ne Durres ,siperfaqe kjo prej 81 hektare kalate dhe 67 hektare basen ujor i portit .

E gjithe kjo siperfaqe e re e perftuar ne menyre te jashteligjshme ,nuk ka nje numer pronesie ne regjistrat e kadastres sepse eshte siperfaqe detare ,dhe si e tille nuk mund te jete pjese e lejeve zhvellimore e ndertimore ,per te mos folur per demin ekologjik qe kjo nderhyrje ka sjelle ne floren e faunen detare te bregut te Durresit ,ku me siguri per leje ambjentale as qe behet fjale .

Po jetojme ne kohet e “Rames ne boten e cudirave ” ,ku kush eshte i lidhur me qeverine apo eshte vete qeveria ,nuk pyet per ligje e rregulla ,prone publike apo deme ambientale ,dhe ky rast eshte nder me flagrantet ne bote besoj.

SPPAAAKKKUUUUU !!! Kur te zgjoheni do jete bere demi ,qe qysh tani eshte i pariparueshem !!

OPOZZIIITTTAAAAA !!!!…………………….(Me falni se ju keni ca pune te tjera )

SHQIPETTAARRRREEEE E DURRSSAAAKKKEEEEE !!!!!…………………………..(vija e panderprere ne mjekesi eshte kur pacienti eshte ne vdekje klinike……….Me shprese qe do te zgjohet !!!!