Në foto: Gjatë luftës në Kosovë kjo parcelë është përdorur si kamp refugjatësh. Aktualisht qeveria e ka kthyer në një vend depozitimi gjigant plehrash për mbeturinat që vijnë nga Durrësi. Foto dhe teksti: Ole Elfenkaemper (Frankfurter Rundschau)

 

TIRANË, 6 qershor 2013 –Plehrat e Durrësit budallallepsin edhe vartësit e ministrit Sokol Olldashi, i cili mendjen e ka në Fier, por edhe nëpunësit e Kryeministrit Sali Berisha, që merren me tenderë.

Nëse dikush dëshiron të “shijojë” shkrehjen e administratës qeveritare në këtë kohë fushate elektorale, mjafton t’i hedhë një sy buletinit nr. 22 datë 3 qershor 2013 të Agjencisë së Prokurimit Publik në rastin e njoftimeve kontradiktore të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, ku nuk merret vesh se çfarë do të bëhet me shërbimin e këshillimit për një projekt për mbylljen e fushës së plehrave të Durrësit në ish-kënetë.

Në faqen 158 (sh. faksimilet dhe më poshtë versionin e plotë si tekst me gabimet e shtypit dhe drejtshkrimore të ndrequra nga “Dyrrah”-u) thuhet se Ministria e Punëve Publike dhe Transportit do të prokurojë “shërbim konsulence” për një “Studim projektim për mbylljen e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta Durrës”.

Sipas këtij njoftimi, tenderi do të zhvillohet më 12 qershor 2013, ora 12.

Ndërkohë, po në këtë buletin, në faqen 428, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit me titullar dhe nënshkrues Sokol Olldashin dhe Agjencia e Prokurimit Publik në varësi të Kryeministrit Sali Berisha, thonë të kundërtën: “anulimin e procedurës së prokurimit… Shkak… është hedhja gabim e datës së hapjes për pranimin e ofertave”!

Por “gallata” nuk përfundon këtu, pasi në faqen 461 shkruhet: “Data e zhvillimit të tenderit 12.06.2013, ora 12:00. Arsyeja e anulimit ka të bëjë me hedhjen gabim të datave në sistemin e prokurimit publik”.

Me këtë mishmash nuk merret vesh nëse tenderi do të zhvillohet apo jo.

Këtu nuk po ndalemi në faktin pse shpallen tenderë publikë 11 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Dokumentet / Ja tre njoftimet

Në faqen 158:

MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT

Autoriteti kontraktues, adresa, nr. tel: Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Nr. tel. +355 4(2)380792

Lloji i procedurës së prokurimit: Shërbim Konsulence, Prokurim Elektronik

Objekti i prokurimit: Studim Projektim për mbylljen e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta Durrës.

Fondi limit 13 333 334 (trembëdhjetë milion e treqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e katër) lekë pa tvsh.

Afati për mbarimin e punimeve / për dorëzimin e mallit / kryerjen e shërbimit: 11 (njëmbëdhjetë muaj) muaj

Data e zhvillimit të tenderit: 12.06.2013 ora:12, vendi: ëëë.app.gov.al

Afati i fundit për pranimin e dokumenteve, data:12.06.2013 ora 12, vendi: Prokurim elektronik në ëebsitin zyrtar të APP, https://ëëë.app.gov.al

Në faqen 428:

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Në mbështetje të nenit 24 të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 ‘‘Për prokurimin publik“, i ndryshuar, bashkëlidhur ju dërgojmë për botim në Buletinin Elektronik të Njoftimeve Publike, njoftimin për anulimin e procedurës së prokurimit me objekt ‘‘Studim projektimi për vend-depozitimin ekzistues të mbetjeve të ngurta Durrës” për MPPT-në, për vitin 2013, me fond limit 13.333.334 lekë. Shkak i anulimit të kësaj procedure është hedhja gabim e datës së hapjes për pranimin e ofertave për këtë procedurë.

Në faqen 461:

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit njofton për anulimin e procedurës së prokurimit, me objekt “Studim-projektim për mbylljen e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta”, me REF-77702- 05-27-2013. Data e zhvillimit të tenderit 12.06.2013, ora 12:00, procedura e prokurimit “Shërbime Konsulence”. Arsyeja e anulimit ka të bëjë me hedhjen gabim të datave në sistemin e prokurimit publik.

/Thanas Mustaqi, Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/