14 maj 2015 – Qyteti i Shijakut prej vitesh dallohet për dispoporcionin që ka me rrethinat e tij. Ndërsa në komuna janë shtruar rrugë e ndërtuar vila të reja, qyteti ka mbetur me investime të pakta, me një pamje gati të njëjtë, që prej viteve ’90. Të metat e këtyre viteve në tranzicion i ka bërë të njohura me foti dhe kandidati i djathtë i Shijakut, Redi Saraçi. Ai konkurron për herë të parë për Bashkinë e Shijakut, e cila është zgjeruar, duke marrë nën “autoritet” edhe komunat përreth. Ashtu edhe kandidati tjetër, socialisti Ardian Kokomani po bën fushatë për të kërkuar mandatin. Pas 21 qershorit, shijakasit do të kërkojnë që minimumi këto plehra të largohen e rrugët të shtrohen.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”