Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për situatën e krijuar në Durrës për shkak të mospastrimit të mbeturinave.

Fortuzi shkruan në Facebook se qyteti bregdetar është në prag katastrofe pandemike nga plehrat, në kulmin e sezonit turistik. 

“I bëj thirrje drejtuesve aktualë të Bashkisë, të mos tallen me taksat tona duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve, por të largojnë menjëherë plehrat sepse situata ka dalë jashtë kontrollit.“, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË

Fatkeqësitë nuk kanë të mbaruar në qytetin e Durrësit..

Durrësi është në prag katastrofe pandemike nga plehrat, në kulmin e sezonit turistik.

Të vetmit “lajme të mira” për këtë qytet kohët e fundit (para dhe pas fushatës elektorale) kanë qenë:

1.Porti i Durrësit do bëhet port turistik dhe Durrësi do bëhet Dubai i Evropës.

2.K/Ministri Rama mori mandatin e deputetit në Durrës.

I bëj thirrje Drejtuesve aktualë të Bashkisë, të mos tallen me taksat tona duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve,por të largojnë menjëherë plehrat sepse situata ka dalë jashtë kontrollit.

Uroj që edhe K/Ministri,tashmë deputet i Qarkut Durrës,të paktën të ndërhyjë për shmangien e kësaj katastrofe..