·         Policia Kufitare dhe Migracionit kap një peshkatore italiane që bënte gjueti të paligjshme në ujërat shqiptare

·         Sekuestrohet ngarkesa, bllokohet mjeti dhe akuzohet kapiteni P. Dilorenzo për veprën penale të kalimit të paligjshëm ë kufirit shtetëror

DURRËS, 11 mars 2015 –  Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë njofton se të mërkurën, më 10 mars 2015, rreth orës 19:30, Policia Kufitare dhe Migracionit e Vlorës është njoftuar nga Qendra Ndërdiksteriale Operacionale Detare (QNOD) me seli në Plepa Durrës, se në ujërat territoriale shqiptare ndodhej një mjet lundrues i paidentifikuar. Menjëherë janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit, të cilat ndodheshin në patrullim në afërsi të vendit ku ndodhej mjeti lundrues. U konstatua peshkatorja “Cobra III”, e regjistruar dhe e nisur nga Mola di Bari, Itali. Kufitarët bënë kontroll dhe e shoqëruan anijen e peshkimit dhe ekuipazhin prej 4 vetash në brigjet shqiptare.

Në orët e mëngjesit të së mërkurës, më 11 mars 2015, agjencitë ligjzbatuese të qytetit jugor bregdetar (Kapitaneria e Portit, Policia Kufitare dhe Migracionit, Inspektorati i Peshkimit, Antikontrabanda Detare pranë degës së doganës), kontrolluan dokumentacionin e mjetit të peshkimit dhe ngarkesës në bord, si dhe hartuan procesverbalin e bllokimit të ngarkesës së peshkut të gjetur në bord.

Kapiteni i peshkatores P. Dilorenzo, shtetas italian, 39 vjeç, lindur dhe banues në Mola di Bari, Itali iu dorëzua prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/