Lulzim Basha u pyet gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, nëse ka një urim për kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Sali Berishën.

Lideri i PD-së nuk ngurroi dhe zgjodhi që t’i dërgonte një mesazh vetëm Edi Ramës, të cilit i uroi “pleqëri të mbarë”.

Të rinjve dhe të rejave dua t’u uroj që viti i ri t’u kthejë besimin te Shqipëria. Këto janë urimet e mia për shqiptarët. Sa për Edi Ramën në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik kurrë mos i ardhtë më Shqipërisë një njeri si ai” tha ai.

Ndërkohë që Edi Rama kur u pyet se cili ishte urimi i tij për Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Sali Berishën u uroi shëndet dhe shtoi se nëse do të kishte mundësi do t’i çonte të tre në shtëpi.

Politikisht do i uroja të shkonin në shtëpi të gjithë, do ishte shumë mirë për ta por e di që ky urim do bjerë në vesh të shurdhër por njerëzisht të kenë shëndet në familje dhe që ta gjejnë nga njëri tjetri mos ta gjejnë nga shëndeti që shëndetin ta kenë gjithmonë me vete për vete e ca bëjnë me njëri-tjetrin është jashtë mundësive të mia për t’i ndihmuar po të më jepnin mundësinë do i çoja në shtëpi të tre” tha Basha.