Këtë vit u mbushën 20 vjet nga zhvillimi i “MISS & MISTER DURRËSI”, një nga veprimtaritë rinore më të ndjekura në Durrësin e lashtë dhe të bukur.
Nën kujdesin e kryebashkiakes Emiriana Sako, 50 konkurentët finalizuan organizimin e kësaj gare bukurie në këtë 20-vjetor me Universitetin Europian të Tiranës që ofroi 2 bursa studimi për fituesit.
Eventi u organizua nën kujdesin e produksionit nën drejtimin e producentes së mirënjohur, znj Myzejen Konduri e stafit të saj profesional, si koreografi i talentuar Arian Plaku, fotografi & kameramani Tristan Sherifi, drejtoria artistike e parukeria “Kristal” e pandarë në rrugëtimin e eventit dhe stilistet Alma Calliku & Frida Koljaka, që i bëjnë konkurentët të vijnë në koherencë me skenën.
Formuluesi i muzikës, Julian Shyti me përzgjedhjet e melodive aq të bukura, me skenografinë e Florent Sherifi e prezantimin dinjitoz prej 10 vjetësh, të Zj. Xheni Konduri dhe 2 prezantues të dalë nga ky event Dajana Ponari & Regis Kasemi, që u ngjitën me guxim për herë të parë dhe e bënë të magjishëm në të gjithë komponentët spektaklin.
50 konkurentët për 4 javë e larguan pasigurinë dhe rrezatuan dritën e gëzimit për të realizuar një ëndërr, dritën e së cilës fituesit e këtij spektakli, 16-vjeçarja MARTINA HAXHIA, nxënëse e shkollës “ Gj. Kastrioti” dhe XHERSIAN KORA nga ”Beqir Cela” do ta ndjekin në rrugëtimin e suksesit në eventin Kombëtar të “ MISS & MISTER TURIZMI”.