Pas përfundimit të sezonit të emisionit "Tempora" në "Ora News", gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka zgjedhur të çlodhet në vilën e saj në Dardhë të Korçës së bashku me Drinin, bashkëshortin dhe vajzën e saj, Amaris.
Në një postim në Instagram, Sonila ka ndarë me publikun pamje të vilës nga jashtë, ndërtesa prej guri e cila është e mbushur nga gjelbërimi dhe lulet e shumta.
"Të "ushqesh" një kopësht me lule nis me duart në pleh, por përfundon duke ushqyer shpirtin. Në shtëpizën tonë jemi të gjithë kopshtarë."– shkruan gazetarja krahas fotos.





