Një festë e vërtetë plot ngjyra, dramatizime, këngë e vjersha për fëmijë ishte konceptuar Festa e Abetares së klasës së I-A të shkollës “Kushtrimi i lirisë”, në Durrës.  

26 nxënësit e mësuese Vilma Drasës u ngjitën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” për t’i dhënë lamtumirën abetares, librit të tyre më të dashur që u mësoi A, B, C-në.

Mes shumë emocionesh, shumë prej tyre rrëfejnë sesi kanë qenë ky vit i parë i shkollës për ta, i shoqëruar me pak vështirësi që lidhen me mësimet dhe përshtatjen në shkollë.

Për rreth 2 muaj, vogëlushët u angazhuan maksimalisht për të dhënë më të mirën e tyre, ndërkohë që shfaqja lidhej ngushtë me detin, me të cilin kanë të gjithë lidhje të veçantë.

“Tema që kemi zgjedhur lidhet me detin, pavarësisht se festa është e Abetares. Kemi zgjedhur detin si lajtmotiv, meqë jemi në Durrës. Kemi përgatitur dramatizime, vjersha, këngë, valsin e mrekullueshëm, që edhe ai ka si tematikë detin, pasi kemi marrë këngën e kompozitorit durrsak Ylli Ramzoti”,– tha mësuese Drasa.  

Në përfundim të Abetares, librit që u mëson shkrimin dhe leximin e gjuhës shqipe, për këta vogëlushë hapet një horizont i ri dijeje në vitet që do të pasojnë shkollimin e tyre.

M.B.