Holta Zaçaj do të jetë anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese. Ajo do te zëvendësojë Vitore Tushën. Në njoftimin e Gjykatës së Lartë bëhet me dije se pas përfundimit të procesit të votimit kandidatja Holta Zaçaj mori 6 vota, kandidatja Elsa Miha mori 6 (gjashtë) vota, ndërkohë që 3 vota u shpallën të pavlefshme.

Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur.

Në këto kushte  komisioni deklaroi fituese Holta Zaçaj. Vitore Tusha e kishte mbaruar mandatin që në vitin 2017. Tanimë Gjykata e Kushtetuese plotësohet me 9 anëtarë me mandat të plotë.