Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mëngjes në Shkodër, në orën 09:25 në vendin e quajtur “Palma lagje” “Vasil Shanto”.

Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se shtetasi R. B. banues në lagjen “Partizani” Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri pistolete në drejtim të shtetasit G.S. 17 vjeç banues po në të njëjtën lagje.

Sipas policisë, autori dhe shënjestra e tij kanë pasur një konflikt të mëparshëm.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Po punohet për kapjen e autorit, ndërkohë që grupi hetimor po kryhen veprimet në vendngjarje.