Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentatit të mbrëmshëm në Elbasan, ku mbeti i plagosur në këmbë 42-vjecari Qani Zylyfi.

Sipas policisë, autori i dyshuar është 20-vjeçari me iniciale XH.R, banues në Elbasan, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën  penale “Plagosje  e  rëndë  me  dashje”  dhe  “Armëmbajtje  pa leje”.

“Ky  shtetas, gjatë ditës së djeshme, në lagjen “Visarion  Xhuvani”, për motive të dobëta, dyshohet të ketë plagosur më armë zjarri shtetasin Q.A, 42-vjeç, banues në Elbasan, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Sipas policisë, grupi  hetimor ka gjetur në vendngjarje një gëzhojë model 54 me kapsollë të goditur.