7korrik 2015 – Pronari i një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës” dyshohet se është konfliktuar me disa klientë mbrëmjen e sotme. Për pasojë ka pasur të shtëna me armë zjarri, duke alarmuar pushuesit që ishin në këtë zonë. Konfirmohet se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Në komisariatin e policisë së Durrësit u shoqëruan 5 persona, mes tyre dhe pronari dhe pritet të bëhet zbardhja e rrethanave të incidentit me armë.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”