Për sulmin e rëndë në Minesota të SHBA-së ka reaguar edhe ish-presidenti amerikan, Joe Biden.

“Ky sulm i urryeshëm i motivuar politikisht nuk duhet të ndodhë kurrë në Amerikë”, tha ish-presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë.

Ne nuk duhet t’i japim urrejtjes dhe ekstremizmit asnjë strehë të sigurt dhe të gjithë duhet të bashkohemi kundër dhunës politike si komb”, ka deklaruar Biden.

Demokratja Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj janë vrarë në atë që duket të jetë një “atentat i motivuar politikisht”, tha guvernatori i Minesotës, Tim Walz. Ligjvënësi demokrat i shtetit, John Hoffman, dhe gruaja e tij u qëlluan gjithashtu.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se të shtënat duken si një “sulm i synuar kundër ligjvënësve shtetërorë”, duke shtuar se një “dhunë e tillë e tmerrshme nuk do të tolerohet”.

I dyshuari për të shtënat në Hortman besohet se është shtirur si oficer policie dhe është arratisur pasi është përleshur me oficerët, thotë policia. Sipas mediave amerikane, forcat e rendit thonë se po kërkojnë një person të quajtur Vance Luther Boelter, një burrë rreth të 50-ave.