12 shtator 2014 –  Një shpërthim i fuqishëm diellor i është drejtuar planetit Tokë, dhe nëse ai kalon në afërsi të saj, do të shkaktojë shumë probleme.

Qendra e Parashikimit të Motit në Hapësirë, paralajmëroi se rrezet diellore do të jenë jashtëzakonisht të forta nëse arrijnë në Tokë në formën e një stuhie diellore.

Të dhënat e kësaj qendre tregojnë se grimcat energjetike të diellit kanë gjasa të shkojë në drejtimin verior të Tokës, ose mbi të.  Kjo do të shkaktojë luhatje të mëdha në fushën magnetike të tokës, dhe çrregullime në satelitët ose në transmetimet radiofonike, por jo më shumë.

"Ne nuk jemi të frikësuar nga kjo," tha Berger, drejtori i qendrës. 

Stuhia është duke lëvizur me një shpejtësi të mesme, rreth 2.5 milionë kilometra në orë, që do të thotë se mund të arrijë në afërsi të Tokës ditën e premte, ose një ditë më pas.

Stuhitë diellore ndodhin shpesh, sidomos gjatë  ciklit diellor, por kjo nuk do të thotë se do të preken ose dëmtohen drejtpërdrejt njerëzit. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/