Unikkatil, një ndër reperët më të mëdhenj shqiptarë që ka arritur të fitojë një audiencë të gjerë me këngët e tij që përmbajnë histori jetësore, pritet të ndezë flakë Durrësin.
Të shtunën më datë 4 gusht, ora 19:00, reperi pritet të mbajë një koncert madhështor në qytetin e Durrësit, në stadiumin “Niko Dovana”, raporton “DurrësLajm”.
Vetëm pak ditë para këtij koncerti, reperi, emri i të cilit është Viktor Palokaj, ka bërë të ditur se sot do të publikojë këngën e tij më të re.
Shumë prej teksteve flasin për jetën e tij dhe mënyrën se si i kanë ndodhur shumë ngjarje. E veçanta e këtij reperi është se ai nuk ka asnjë videoklip, por ka thjesht këngë të hedhura në kanalin e tij në platformën “YouTube”.





