5korrik 2015 – Sot është dita e madhe për popullin grek, i cili po voton për referendumin nëse duan të qëndrojnë në BE apo jo. Ky është referendumi i parë pas 40 vitesh, nëpërmjet të cilit grekët do të vendosin nëse pranojnë marrëveshjen e kreditorëve ndërkombëtarë apo janë kundër. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 19:00 dhe rreth orës 21:00 pritet rezultati.

Nëse përgjigjja e shumicës është “Po” atëherë do të ndërhyhet nga Eurozona dhe qeveria greke do të dalë nga situata në bazë të kushteve të BE-së. Në të kundërt, parashikohet dalja nga BE dhe rikthimi i monedhës së dhrahmisë. Edhe sot, kryeministri i vendit, Aleksis Cipras i bëri thirrje shtetasve të tij që të vendosin për të ardhmen e tyre.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”