Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë.

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë teksa çonte në çerdhe fëmijën, teksa dyshimet paraprake janë se shkaku ishte një arrest kardiak.

NGJARJA
Më datë 06.12.2023, në afërsi të “21 Dhjetorit”, duke dërguar fëmijën në çerdhe, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, shtetasi D. S., 50 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.