Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kandidati Roland Bejko u pyet pse nuk përmendet nga rivalët e tij në garën për Tiranën.

Strategji elektorale. Nuk më intereson. Për shefat e tyre, ekzistojnë vetëm ata“, tha ai.

Rakipi- Këta po bëjnë përpjekje për të të errësuar ty.

Bejko – Ata duan ta mbajnë vetë, që mos t’u hyjnë operatorë të rinj politikë. Në 32 vjet, elita politike na ka zënë frymën. Edhe andej nga anët tona na i bien nga Tirana. Sistemi është i mbyllur. Bën karrierë po i shërbeve kësaj elite. Këta nuk e konceptojnë që të vijë një nga rrethi i dytë e të marrë partinë. Kanë ikur të gjithë, Sali Berisha është këtu. Kemi qenë 22 vjeç kur erdhi, po dalim në pension me Sali Berishën.