Kanë nisur hetimet në Durrës për një 50-vjeçar nga Shkodra, pasi u kap në tentativë për të dalë nga porti me një përforcues valësh dhe disa antena për telefona dhe dronë. Sipas policisë, këto mjete ishin pa fatura blerjeje, të cilat u gjetën gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve të PKK Port Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Shkodër.
Mjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.





