Policia Kufitare në Durrës godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.
Arrestohet në flagrancë në dalje një 28-vjeçar, i cili kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare.
Policia Kufitare e portit të Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin.
