Ka shkuar në 118 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Uniformat blu njoftojnë se kanë kapur drejtuesin e një mjeti me iniciale Xh.M, pasi ka shfaqur sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit.

Nga verifikimi me drogtëstues ai ka rezultuar nën efektin e lëndëve droguese “T1B COC” (Cocaine).

“Drejtuesi i automjetit me iniciale Xh.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T1B COC” (Cocaine), gjithashtu drejtonte një automjet me dokumentacion të përfunduar

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.