Aktroja e humorit, Delinda Disha ka dhënë një lajm të trishtë për humbjen e binjakëve që po priste.
Në një Instastory Delinda shkruan se dy bebushat e saj tashmë janë në parajsë dhe se ajo po e përjeton shumë keq.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy ëngjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot.
Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.