Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri i ndodhur disa ditë më parë, ku u dhunua barbarisht në sy të gruas, kuzhinieri i njohur Indrit Çela.

Kuzhinieri u dhunua nga vëllezërit, Ernest dhe Donal Luka, ky i fundit në këkrim nga policia.

Ernest Luka, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre.

Sipas tij, shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i pesë muajve më parë mes dy vëllezërve dhe kunatit të kuzhinierit, me të cilin janë përplasur fizikisht për shkak të një parakalimi makinash.

“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine.

Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjecari.