Një aksident i rëndë me 5 persona të plagosur ka ndodhur rreth orës 12:40 të ditës së sotme. Dy automjete janë përplasur pranë kryqëzimit të Patokut në aksin Milot- Mamurras.

Sipas njoftmit të policisë, "Automjeti tip "Benz" me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke lëvizur në sensin e kundërt dhe është përplasur me mjetin tip "Fiat" me targa AA935IO. Për pasojë janë dëmtuar pesë shtetas të cilët katër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitalin Rajonal të Laçit."

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.