Një aksident ka ndodhur pak më parë në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës.
Një kamion autobot është përplasur me një makinë tip “Lancia Ypsilon”.
Kjo e fundit ishte duke ecur në krah të kundër drejt Tiranës.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm” se makina “Lancia Ypsilon” në të cilën udhëtonin dy zonja.
Policia ndodhet në vendin e ngjares për hetim të plotë të aksidentit.





