Një makinë është përplasur me një turmë tifozësh në Paris. Nga aksidenti janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Motivet e shoferit të shpallur në kërkim nuk janë sqaruar, ndërsa videoja që është publikuar që regjistron incidentin është tronditëse. 

Sipas prefekturës së policisë së Parisit, të paktën tre tifozë u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, njëri në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë me lëndime të lehta. Skenat e gëzimit ia lanë shpejt vendin panikut në Rue Christophe-Colomb pranë Champs-Elysées.

Ndërsa tifozët festonin fitoren e ekipit të tyre ndaj Arsenalit në Parc des Princes, një makinë e zezë u përplas me turmën për arsye që ende nuk janë sqaruar, duke rrëzuar disa persona në tokë. Pas incidentit, dhjetëra tifozë e ndoqën automjetin në këmbë, i cili u gjet i djegur disa metra larg. Nuk dihet nëse personat që ndodheshin në makinë u arrestuan ose pse automjeti u përplas me turmën.