Pas kalimit në finalen e Evropianit, tifozët në Itali kanë shpërthyer në festë. Tifozët në Cuneo festuan si të çmendur pas përfundimit të ndeshjes duke mos pyetur për rregullat e Covid. Por pikerisht per shkak te festimeve te shfrenuara ka ndodhur një aksident ku është përfshirë edhe një shqiptar.
Ai ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh.
Shqiptari po drejtonte një makinë tip Fiat Punto dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor. Aty udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç, së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.
La Stampa shkruan se e mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.





