Oficerët doganorë të ishullit St Barts janë kanë kryer një kontroll në jahtin luksoz të miliardierit amerikan Xhef Bezos natën e Vitit të Ri.

Fotot e publikuara nga DailyMail tregojnë disa zyrtarë që janë duke kontrolluar jahtin e Bezos, i cili është dhe jahti më i madh me vela në botë.

Dy burra dhe dy gra inspektuan jahtin e themeluesit të Amazon për më shumë se tre orë duke u endur nëpër kuvertë dhe duke folur me pasagjerët, përfshirë të fejuarën e Bezos, Lauren Sanchez. Një burim i DailyMail tha se ky kontroll ishte thjesht një “inspektim rutinë”.