Shoferi i një automjetit tip “Range Rover” i cili po festonte mbrëmjen e sotme në rrugë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, është shoqëruar në komisariat nga policia e Durrësit.
Siç duket dhe në videon e mëposhtme gjatë shoqërimit ka patur disa momente tensioni mes efektivëve të policisë dhe shoferit të mjetit luksoz si dhe të qytetarëve të tjerë që po festonin.
Nuk dihet arsyeja e shoqërimit, ndërkohë sipas dëshmitarëve në vendngjarje në automjet kanë qenë edhe dy fëmijë minorenë.