Policia e Dibrës ka dhunuar gazetarin e News24, Enver Doçin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje teksa gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.
Mësohet se uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah.
Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.





