Ju kujtohet George Floyd, afro-amerikani që u vra nga policia dhe bëri bujë të madhe jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën?

Opinioni tronditet sërish. Një tjetër ngjarje e rëndë i ka ndodhur familjes së tij, pasi mbesa 4-vjeçare e Floyd u qëllua teksa flinte në shtratin e saj.

Mediat amerikane raportojnë se vogëlushja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Plumbat i shpuan mushkëritë dhe mëlçinë, ndërsa i thyen tre brinjë.

Autoritetet policore ende nuk janë në gjendje të dinë nëse sulmi është kryer nga një apo më shumë autorë dhe as motivet e ngjarjes.

Familja e vajzës së vogël shpesh merrte pjesë në marshime dhe mitingje, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e George Floyd. Një hetim i gjërë po zhvillohet për rastin në fjalë.