Policia e Shtetit ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në autostradën Tiranë-Elbasan, ku mes të tjerash ka ndaluar një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 204 km/h.
Gjithashtu, gjatë aksionit policia ka pezulluar 28 patenta, të gjitha për shpejtësi të lartë, që varionte nga 140 km/h në 204 km/h.
"Në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan
Vijon kontrolli me drager, në aksin Sauk-Teg.
204 km/h para pak minutash.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në orën 00:30, janë pezulluar 28 Patenta për shpejtësi nga 140 km/h deri në 204 km/h
Mos fluturoni se në rastin më të mirë ju pret polici e aparati, e në rastin më të keq ju pret ambulanca.
Duaje jetën, jetoje atë, familja pret TY të shkosh në shtëpi, jo patenta pa ty", njofton policia.





